Një 15-vjeçare ka kallëzuar në polici babain e saj me akuzën se ka abuzuar seksualisht me të gjatë 4 viteve të fundit.
Pas kallëzimit të të miturës, uniformat blu kanë vijuar punën për verifikimin e rastit dhe arrestimin e autorit.
Si rezultat i veprimeve hetimore është vënë në pranga i ati i të miturës, 48-vjeçari B. R., banues në Golem për veprën penale “marrëdhënie seksuale ose homeseksuale me të mitur”.
Ky i fundit ka mohuar të ketë abuzuar me vajzën, ndërsa vajza pretendon të kundërtën.
Ndërkohë për të vërtetuar pretendimet, vajza do t’i nënshtrohet kontrollit mjekësor nga një komision i posaçëm.
Vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.