Tre persona dyshohet se janë prekur nga virusi i gripit të derrit në Elbasan. Report Tv raporton se tre pacientët janë transportuar me urgjencë në drejtim të QSUT-së ku po mbahen në karantinë dhe nën kujdesin intensiv të mjekëve.
Pacientët u janë nënshtruar analizave dhe tani priten rezultatet nga Instituti i Shëndetit Publik. Nga kjo ngjarje Drejtoria e Shëndetit Publik në Elbasan ka bërë një mbledhje urgjente dhe është kërkuar angazhim maksimal për të parandaluar raste të tjera të epidemisë së rëndë.
Simptomat
Gripi karakterizohet nga këto simptoma:
temperaturë
ethe
dhimbje muskujsh
dhimbje kockash
aoreksi
kollë
lodhje
djersë