“Unë dhe greku”, Rama publikon bisedën me gazetarin e së përditshmes Ekathimerini
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në Facebook ku ka zhvilluar një bisedë me gazetarin grek të së përditshmes ‘Ekathimerini’ e cila ka botuar një artikull me titull “Lëreni të betohet”, referuar kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri.
Rama ka postuar mesazhet e shkëmbyera mes tij dhe gazetarit, teksa ka bërë me dije gjithashtu se do të zhvillojnë një intervistë të dielën e 27 gushtit.
“Unë quhem Edi Rama dhe më dha numrin tuaj nga një mik grek, pasi lexova se jeni kujdesur të shkruani për mua në prestigjiozen Ekathemirini! Mendova se nuk ishte një ide e keqe të komunikoja drejtpërdrejt me ty dhe shpresoj të mos e kem gabim, pasi shpresoj që të mos kesh problem krenarie të përballesh me “faktet” që ekspozove për të më sharë në publik pa u kujdesur të pyesësh për mua. Anën e historisë dhe vetëm atëherë gjyko vetë faktet reale dhe ato të sajuara nga kushdo qoftë në të dyja anët! Unë jam i lumtur të flas me ju nëse jeni gati të më jepni të drejtën e përgjigjes dhe të respektoni parimin themelor të një shtypi të lirë, të pavarur dhe jo të njëanshëm!”, shkruan Rama në mesazhin e drejtuar.
Në përgjigjen e drejtuar, gazetari shkruan “është një surprizë, por edhe më shumë është një nder të marr një mesazh nga ju dhe me kënaqësi do të pranoja të bisedoja me ju. Me këtë rast duhet të shtoj se unë personalisht vlerësoj kontributin e madh për Greqinë të njerëzve nga Shqipëria në 30 vitet e fundit si dhe përparimin që ka bërë vendi juaj”.
“Unë mbështes miqësinë dhe bashkëpunimin, por trajtimi i Belerit është i padrejtë. Akuzat për ryshfet 14 qytetarëve janë të pabaza dhe madje për të qeshur – ku janë provat e forta? Ku janë fotografitë apo komunikimet e përgjuara në lidhje me këtë ryshfet të supozuar?)”.