Interi po mendon për sezonin e ardhshëm dhe një prej objektivave të merkatos është Elseid Hysaj.
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, cilësohet si alternativa ideale për krahun e djathtë.
Sipas mediave italiane, klubi zikaltër ka nisur kontaktet me menaxherin e 25-vjeçarit.
Transferimi pritet të realizohet në muajin qershor, por më parë duhet kaluar pengesa e klauzolës me vlerë 50 milionë euro për prishjen e kontratës me Napolin.