Sport Durmishaj te Olimpiakosi, Panionos “tërbohet”: Synojnë tension brenda skuadrës

Durmishaj te Olimpiakosi, Panionos “tërbohet”: Synojnë tension brenda skuadrës

Ditën e sotme nga mediat greke, përkatësisht “to10.gr” u raportua lajmi se Fiorin Durmishaj do të jetë në verë lojtar i Olimpiakosit për 400 mijë euro.

Megjithatë, klubi aktual i sulmuesit, nuk e ka kapërdirë lehtë këtë situatë dhe ka dalë në deklaratë për shtyp duke hedhur poshtë lajmin.

“Panionos kategorikisht hedh poshtë lajmin se Fiorin Durmishaj ka nënshkruar me një ekip tjetër. Një lajm i tillë, sidomos në ditën e ndeshjes kaq të rëndësishme si ajo e sotmja, synojnë të krijojnë tension brenda skuadrës”, shkruhej në deklaratë.

Gjigandët grek kanë shfaqur interes që vitin e kaluar për vlonjatin. Kujtojmë se Panionos do të përballët ditën e sotme në 16:15 me Apollon Smirnis.