Extra E ka përmendur dhe i ka kërkuar bashkëpunim, vjen mesazhi i Noizyt...

E ka përmendur dhe i ka kërkuar bashkëpunim, vjen mesazhi i Noizyt për Luizin: Fitore o çapaçul

“Qe ky stili G, djeg si fitili/ Un e shpika ket’ sen/ Dhe prandaj jam ma i miri”.

Refreni që na sjell në mendje direkt Luizin dhe Noizyn. Reperi solli një super hit “Jena Mbretër 2” dhe Luizi u bë shumë viral me të dhe një kërcim që bën në shtëpi.

Gjë që edhe Noizy e përkrahu duke e publikuar në Instagramin e tij.

Nga ana tjetër, fansat kanë kërkuar një bashkëpunim mes tyre dhe diçka të tillë e ka kërkuar edhe vetë Luizi.

Së fundmi, Noizy ka publikuar një video të Luizit duke kërcyer me këngën “JM2” dhe shkruan krah saj: “O çapaçul, ta dish ti sa viral je bërë me këtë këngë (Jena Mbretër 2)! Fitore!”