Nëse doni të udhëtoni në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe pasaporta juaj është drejt skadimit, ambasada amerikane në Tiranë ka një këshillë.
Nëpërmjet një njoftimi në rrjetin social Facebook, ambasada bën me dije se pasaporta duhet të jetë e vlefshme gjashtë muaj përtej periudhës së planifikuar të qëndrimit.
Njoftimi:
Do të udhëtoni për në SHBA dhe pasaporta juaj është në prag të skadimit? Lutemi kini parasysh se sipas ligjit amerikan, një udhëtar duhet të ketë një pasaportë të vlefshme gjashtë muaj përtej periudhës së planifikuar të qëndrimit. Gjithsesi, ju mundeni që të udhëtoni me të dyja pasaportat: të vjetrën me vizë të vlefshme dhe me pasaportën tuaj të re. #pyetanen.