Kuriozitete E mbante në kuzhinë, s’e dinte që ishte pikturë 6 milionë euro

E mbante në kuzhinë, s’e dinte që ishte pikturë 6 milionë euro

Një pikurë e varur në shtëpinë e një gruaje të moshuar në Paris, është një kryevepër e artistit nga Firence, Cimbae, që mendohej e humbur.

Piktura, e cila kishte qenë pjesë e një grupi veprash nga fundi i shekullit të 13-të, u gjet n një shtëpi, në qytetin verior francez të Kompenjës.

Mendohet se vlera në ankand, muajin e ardhshëm, mund të shkojë 6 milionë euro.

Gruaja mendonte se ishte thjesht një ikonë e vjetër fetare. Ekspertët nuk e kanë kundërshtuar origjinën.

Analizat me rreze infra të kuqe zbuluan ngjashmërit me veprat e tjera të piktorit italian, Cimbaue.