Pak më parë këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha ka mbërritur në Shqipëri së bashku me babain e saj.
Këngëtarja po sheh nga afër situatën e vështirë të vendit tonë dhe do të japë ndihmën e saj.
Së bashku me Bes Kallakun dhe Xhensila Myrtezaj, këngëtarja ka udhëtuar drejt Bubqit dhe ka përzgjedhur familjen e parë që do të ndihmojë.
Bëhet fjalë për familjen Musa, e cila për shkak të tërmeteve po jeton në një çadër jashtë banesës së shkatërruar.
Gjithashtu, Bebe ka marrë nismën për të ndërtuar edhe shtëpinë e familjes Daci nga fillimi, por këngëtarja tha se dëshiron të bëjë më shumë se kaq.
“Do të ndërtojmë shtëpinë nga fillimi. Po grumbulloj fonde dhe do të përpiqem të ndërtoj dy shtëpi për dy familje nga fillimi në fund dhe më pas do të doja të ndërtoja më shumë shtëpi, por do ta nis me dy. Do të sigurohem që të jem e përfshirë dhe do të doja që ndoshta të përfshihesha edhe në ndërtimin e një shkolle, sepse mendoj që është shumë e rëndësishme për t’u angazhuar në gjeneratën e së ardhmes. Megjithatë hap pas hapi. Ndaj mendoj se është shumë e rëndësishme që kushdo që po sheh në çdo cep të botës, çdo shqiptar, ju lutem çdo dollar vlen, edhe nëse vetëm përhapni fjalën, çdo gjë vlen. Njerëzit tuaj kanë nevojë për ju”.