Aktualitet E rëndë në Tiranë/ Babai vret me thikë djalin

E rëndë në Tiranë/ Babai vret me thikë djalin

Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë ku 74- vjeçari Hekuran Gjoni ka vrarë me thikë djalin e tij 37-vjeçarin Asim Gjoni.

Sipas asaj që bën të ditur policia ngjarja ka ndodhur në banesën e tyre tek Kodra e Priftit, në rrugën “Ilia Shyti” në kryeqytet.

Dyshohet se të dy kanë qenë në gjendje të dehur kur ka ndodhur ngjarja e rëndë.

Babai ka pranuar përpara policisë që e ka vrarë të birin dhe pritet të merret në pyetje për shkakun e sherrit.

Sipas burimeve, nga deklarimet dhe veprimet paraprake, ka dyshime se autori, shante dhe bullizonte të birin dhe për këtë arsye edhe kishin debate te herë pas hershme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 01.02.2025, rreth orës 18:50, tek Kodra e Priftit, në rrugën “Ilia Shyti”, në banesë, shtetasi H. Gj., rreth 74 vjeç, ka goditur me mjet prerës djalin e tij shtetasin A. Gj., 37 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën në spital.

Menjëherë pas njoftimit të marrë për ngjarjen, shërbimet e Policisë kanë bërë shoqërimin e autorit  në Komisariat për veprime të metejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.