Një nga kriminelët më famëkeq holandez është dënuar me burgim të përjetshëm për urdhërimin e një sërë vrasjesh.
Willem Holleeder –me nofkën “Hunda” – tani do të kalojë pjesën tjetër të jetës së tij pas hekurave pasi i është dhënë dënimi më maksimal i mundshëm.
Gjykata e Apelit të Amsterdamit la në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm të 64-vjeçarit të dhënë për herë të parë në vitin 2019.
Holleeder u bë i njohur në Holandë për rolin e tij në rrëmbimin e 1983 të manjatit të birrës Freddy Heineken.
Ai u dënua për urdhërimin e pesë vrasjeve ndërmjet viteve 2002 dhe 2006, duke përfshirë vrasjen e një prej bashkëpunëtorëve të tij në rrëmbimin e Heineken në vitin 2003, Cor van Hout.
Holleeder ishte dënuar më parë edhe për kërcënimin e reporterit të krimit Peter R. de Vries, i cili u qëllua për vdekje vitin e kaluar.
Avokatët e tij kishin kërkuar lirimin e tij, duke thënë se nuk kishte prova të drejtpërdrejta që e lidhnin atë me krimet.
Por gjykatësit “morën parasysh mënyrën e ftohtë dhe të paskrupullt në të cilën Holleeder, së bashku me të tjerët në një organizatë kriminale, vendosën për jetën dhe vdekjen,” tha gjykata e apelit në një deklaratë.
“Zgjedhjet e tij ishin të motivuara nga paratë ose për të parandaluar dikë tjetër që të hakmerrej kundër tij ose të fliste me policinë.”
Dy motrat e vetë Holleeder ishin ndër dëshmitarët që dëshmuan kundër tij në gjyq. Vëllezërit e motrat kishin regjistruar për vite të tëra bisedat me kriminelin dhe i kishin dorëzuar kasetat në prokurori.