Sport Vrapim nga porta në portë dhe topi në rrjetë: Zgjidhet goli i...

Vrapim nga porta në portë dhe topi në rrjetë: Zgjidhet goli i vitit në Serie A (VIDEO)

Çmimi për golin më të mirë të sezonit shkon për lojtarin e Milanit Theo Hernandez. Futbollisti kuqezi bëri një vrapim nga porta në portë, duke shënuar në fund golin që mbylli ndeshjen kundër Atalantës 2-0, në javën e parafundit të Serie A, thelbësore për fitimin e titullit kampion.

Jo vetëm për rëndësinë që kishte goli i shënuar nga mbrojtësi milanist, por edhe mënyra e realizimit, ku u ndërthurën forca, shpejtësia, driblimi e finalizimi, duke i dorëzuar francezit trofeun që zakonisht arrijnë ta marrin sulmuesit.