Extra E vërteta mbi prishjen e martesës të Rudina Dembacajt, pse bashkëshorti nuk...

E vërteta mbi prishjen e martesës të Rudina Dembacajt, pse bashkëshorti nuk e pranon ndarjen

Pas gati tri vitesh martesë e deklarata të forta dashurie, duket se është shembur edhe martesa e një tjetër personazhi publik, pikërisht e prezantueses dhe aktores së humorit, Rudina Dembacaj. Moderatorja e programit “Mos i fol shoferit” ka pasur një lidhje të bukur, për të cilën edhe ka folur publikisht.

Para një jave u përhap lajmi se shkak për prishjen e martesës së saj me pronarin e një servisi makinash, Aleksandër Varfaj, është bërë një tradhti, por pa dhënë detaje të tjera. Sipas të njëjtave burime, nuk dihet cili është shkaku kryesor i prishjes së marrëdhënies me Aleksin, me të cilin ka sjellë në jetë dhe vajzën, Viktorian.

Që marrëdhënia mes tyre është ftohur, kjo është vënë re edhe nga postimet e aktores në rrjetet sociale, ku prej më shumë se një viti nuk ka asnjë foto me bashkëshortin e saj dhe dedikimet e vetme që ajo bën janë për të bijën. Për “Gazetën Shqiptare”, aktorja nuk e mohoi lajmin, por tha se do të fliste në një moment tjetër për të gjithë historinë. Kujtojmë se Rudina dhe Aleksi ishin ndër çiftet më simpatike në rrjetet sociale, duke na prezantuar copëza të së përditshmes së tyre, që nga ceremonia e dasmës në reality show-n “Lufta e nuseve”.

Dyshimet e para lindën kur Rudina pak nga pak largoi të gjitha fotot që kishte me babanë e vajzës së saj. Po ashtu, pushimet e verës Rudina i kaloi në shoqërinë e miqve apo familjarëve të saj, ndërsa Aleks nuk u duk gjëkundi, ashtu si dhe nuk përmendet në asnjë prej intervistave që ajo ka dhënë për media të ndryshme. Ata u martuan së bashku në verën e vitit 2016, por pavarësisht dashurisë për “qerosin” e saj, aktorja dhe i shoqi duket se janë ndarë.

Në lidhje me këtë thashethemnajë, Rudina, e kontaktuar edhe nga mediat e tjera, nuk ka bërë asnjë përgënjeshtrim, thjesht u ka kërkuar mirëkuptimin për ta rrëfyer historinë e saj personale në një moment tjetër. Por çfarë po ndodh me ish-bashkëshortin dhe cili është pozicionimi i tij në këtë histori? Burime pranë tyre kanë pohuar për “Panorama Plus” se ai nuk e pranon ndarjen dhe madje, po bën përpjekjet e tij për ta shpëtuar martesën.

Këtë rezistencë të tij ai e ka shprehur hapur, pasi në kulmin e lajmeve për divorc, ai ka bërë një postim familjar që i ka konfuzuar të gjithë. Ndërkohë që mediat njoftuan se aktorja Rudina Dembacaj ishte ndarë nga bashkëshorti, Aleksi ka vendosur që të japë një përgjigje për të gjithë publikun. Ai publikoi në “InstaStory” një video, ku Rudina shfaqet me këtë të fundit dhe vajzën e tyre, Viktorian, në një park lojërash.

Për të konfuzuar më shumë mediat rozë, Aleksandri ka vendosur mbi video edhe dy zemra për të treguar raportin e tyre të afërt. Ka kohë që Rudina nuk ka postuar as edhe një foto të vetme me bashkëshortin në rrjetet sociale, ndërkohë që në intervistat e fundit ajo i është referuar Aleksit si “babai i Viktorias”, çka ka ngritur dyshimet se ai vërtet mund të mos jetë më bashkëshorti i saj. Rudina dhe Aleksi e kurorëzuan në martesë lidhjen e tyre në vitin 2016 dhe fryt i kësaj dashurie është vajza e tyre Viktoria, e cila tashmë është 2 vjeçe.

MARTESA PUBLIKE E RUDINA DEMBACAJT, NGA DASMA NË TELEVIZION TE KAMERAT E FSHEHTA PËR TRADHTI

Para gati tri vitesh, në “Tv Klan” u transmetua episodi i programit “Lufta e Nuseve”, ku njëra nga nuset konkurrente ishte aktorja e njohur e humorit, Rudina Dembacaj. Rudina, e cila kishte krijuar një galeri personazhesh përgjatë viteve në spektaklet e humorit në Shqipëri, qëlloi në shenjë qysh me imitimin e kryetares së Parlamentit, Jozefina Topalli. Për këtë arsye, organizatorët e programit “Lufta e Nuseve” i bënë surprizën e këndshme në ditën më të rëndësishme të saj, duke i sjellë në program Jozefinën.

Në këtë “reality show”, Rudina rrëfeu historinë e saj të dashurisë me Aleksin, djalin që e njohu kur shkoi për makinën në servis. Më pas ajo vazhdonte të tregonte detaje nga marrëdhënia me Aleksin, siç ishte surpriza luksoze që i bëri asaj për ditëlindje. Edhe pse bashkëshorti i saj nuk ishte i pranishëm në këtë udhëtim, ai e surprizoi aktoren me një buqetë me lule dhe një biletë urimi.

Pasi Rudina ishte kthyer në Tiranë, mori dhuratën tjetër nga i shoqi, një unazë floriri të dizenjuar me gurë diamanti. “Dhurata e ditëlindjes nga dashuria ime”, shkruante Rudina poshtë fotos, ku tregonte unazën në dorën e saj. Por spektakli ku ajo mori pjesë në një garë nusesh nuk ishte i vetmi rast që Rudina u bë personazh në një format televiziv.

Rasti tjetër ishte kur një program në “Ora news” i përgatiti një kurth, duke i ngritur një kamera të fshehtë me një vajzë, që iu prezantua si e dashura e burrit të saj. Në atë situatë, Rudina nuk e përmbajti veten, duke shfaqur sjellje të forta të ndjenjës së xhelozisë. Më pas, te “Rudina” ajo ishte bashkë me Aleksin, ku treguan dhe një herë marrëdhënien e tyre, se si mund të bashkëjetojë një vajzë ekrani me një djalë të panjohur në publik./Panorama Plus