Sport Buffon shkruan historinë në Serinë A: Nuk e kisha imagjinuar kurrë një...

Buffon shkruan historinë në Serinë A: Nuk e kisha imagjinuar kurrë një gjë të tillë

Portieri Gigi Buffon shkroi të shtunën historinë, duke u bërë lojtari që luan më shumë ndeshje me fanellën e një ekipi në Itali. Në fitoren 2-0 ndaj Spal, portieri 41-vjeçar zhvilloi ndeshjen nr.903 me fanellën bardhezi, duke kaluar një tjetër legjendë si Paolo Maldini (ish-milanisti mban rekordin e më shumë ndeshjeve në Serinë A, 647 ndaj 642 të Buffon).

“Jam krenar për rekordin tim, pasi nuk e kisha imagjinuar kurrë se do të arrija deri këtu në karrierën time. Sidomos pas këtij rikthimi te Juventusi, pasi vij më i kompletuar pas një viti me PSG-në. Falënderoj prindërit e mi, por dhe jetën, që ka qenë bujare me mua. Megjithatë, edhe unë kam sakrifikuar shumë për të ardhur deri këtu”, u shpreh Gigi Buffon.