Aktualitet Edhe pse Shkodra është kthyer në vatër koronavirusi, qytetarët nuk respektojnë distancimin

Edhe pse Shkodra është kthyer në vatër koronavirusi, qytetarët nuk respektojnë distancimin

Edhe pse qeveria paralajmëroi masa më të forta ndaj personave që shkelin rregullat e distancimit social dhe përsëritësit mund edhe të burgosen, njerëzit në disa qytete nuk janë ndërgjegjësuar ende.

Pamje që të lenë pa fjalë vijnë nga qyteti i Shkodrës ku njerëzit vazhdojnë të grumbullohen në rrugë e tregje pas përfundimit të mbylljes 40 orëshe në mëngjesin e së hënës.

Efektivë të Policisë së Rendit dhe asaj Bashkiake janë vendosur në rrugët dhe tregjet kryesore të qytetit për të ndërgjegjësuar qytetarët të mos grumbullohen dhe të ruajnë distancën, por situata nuk po përmirësohet.

Rastet e shtuara të personave të prekur me koronavirus në Shkodër duhet të jenë një sinjal alarmi për qytetarët e Shkodrës për të mbrojtur veten dhe të tjerët nga pandemia që iu ka marrë jetën mijëra personave në të gjithë botën./A2