Dua Lipa, këngëtarja me famë botërore, postoi dy ditë më parë një foto të banderolës së famshme, që Ballist Morina shpalosi në Beograd në përballjen Serbi-Shqipëri.
“Autochthonous”, me figura qendrore Ismail Qemalin dhe Isa Boletinin, si dhe me hartën e Shqipërisë Etnike, nuk është pritur mirë nga serbët.
Komentet në postimin e bërë nga Dua Lipa kanë qenë të shumta, me të parin Lorik Canën që tërhoqi vëmendjen. Ish-kapiteni i kuqezinjve ka qenë në fushë natën e përballjen me Serbinë dhe atë banderolë e ka mbrojtur me trupin e tij.
Gjithsesi në Serbi i tërbon diçka tjetër dhe është fakti që Francesco Totti, legjenda e futbollit italian dhe e Romës e ka pëlqyer postimin e Dua Lipa. Media në Serbi nuk kanë ngurruar ta bëjnë lajm.
“Edhe ti vëlla?! Princit të Romës i pëlqen fotografia skandaloze e Dua Lipa”, shkruan mes të tjerash në titull “Kurir”. Edhe mediat e tjera serbe janë në të njëjtën linjë, duke cituar tërbimin e tifozëve serb me veprimin e bërë nga ish-kapiteni i Romës.