Sport Hetimi mbi Bylis-Tirana, Duka: Si tifoz kam dyshime për trukim

Hetimi mbi Bylis-Tirana, Duka: Si tifoz kam dyshime për trukim

Gjatë inspektimit të punimeve në stadiumin e ri të Kukësit, presidenti i FSHF, Armand Duka, ka folur për mediat në lidhje edhe me dosjen “trukim” te Bylis-Tirana…

“Nuk më vjen mirë që duhet të flasim për trukime pas asaj që ka ndodhur me futbollin shqiptar nga Covid-19.

Është një dyshim i fortë që ndeshja Bylis-Tirana është e dyshuar për trukim, nuk jam jurist dhe hetues, por si tifoz edhe mua ashtu me duket”, tha Duka.

“Juristët dhe hetuesit po mundohen të mbledhin prova për të parë nëse është e vërtetë për ndeshje të trukuar. Jo vetëm hetuesit dhe juristët shqiptar por edhe ndërkombëtare, si UEFA në bashkëpunim të ngushte, po hetojnë që nga dita e parë për të dalë në një konkluzion.

Nuk është e lehtë në futboll, por vërtet më vjen shumë keq që në një kohe që Shqipëria u largua nga lista e ndeshjeve të trukuara të diskutojmë edhe aq më shumë për një ekip që pritej të shpallej kampion”, theksoi Duka.