Kryesore Koronavirusi në Shqipëri: Rekord rastesh të reja dhe 4 të vdekur

Koronavirusi në Shqipëri: Rekord rastesh të reja dhe 4 të vdekur

Katër personave kanë humbur jetën dhe 119 persona të tjerë janë infektuar gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë. Ky është edhe numri më i lartë i rasteve me COVID-19 në vend që nga nisja e pandemisë

Viktimat janë 67-vjeçare nga Tirana, një 82-vjeçare nga Vlora, një 75-vjeçare nga Malësia e Madhe dhe një 80-vjeçar nga Tirana.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, viktimat vuanin nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese. Aktualisht në dy spitalet COVID po trajtohen 125 pacientë, 20 në terapi intensive dhe 4 pacientë janë të intubuar.

“Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 69 raste në Tiranë, 8 në Kavajë, nga 7 raste në Krujë, Tepelenë, 5 në Lezhë, 4 në Durrës, nga 3 raste në Elbasan, Pogradec, nga 2 raste në Shkodër, Fier, Korçë, Has, Lushnje, dhe nga 1 rast në Mallakastër, Kamëz, Malësi e Madhe. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 45 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 2397 që nga fillimi i epidemisë”, tha Ministria e Shëndetësisë në njoftimin e saj.