Aktualitet Edi Rama shkon sërish në familjen e Klodian Rashës

Edi Rama shkon sërish në familjen e Klodian Rashës

Kryeministri Edi Rama ka shkruar sërish sot në familjen e Klodian Rashës, 25-vjeçarit që u vra një javë më parë nga një efektiv i policisë së forcave “Shqiponja”.

Kjo është vizita e dytë në familjen Rasha, pasi të parën e ka bërë të premten e kaluar, fill pasi u kthye nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Klodian Rasha u vra në orët e para të 8 Dhjetorit, shumë afër banesës së tij pasi nuk iu bind urdhrit të efektit të “Shqiponjave” për të ndaluar.

Pas vrasjes së 25-vjeçarit ka dhënë dorëheqjen ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, i cili tha se është një akt moral.

Ndërkohë që prej së mërkurës së kaluar në Tiranë dhe në qytetet e tjera të vendit po protestohet dhe kërkojnë largimin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.