Sport Edmundo tregon si e shpëtoi “Fenomenin”: E gjeta me konvulsione dhe të...

Edmundo tregon si e shpëtoi “Fenomenin”: E gjeta me konvulsione dhe të mavijosur, dola duke ulëritur!

Botërori ‘98. Finalja Francë–Brazil, “Seleçao” si favorite, kishin fituar Kupën në 1994 dhe në atë edicion kishin asfaltuar këdo që i dilte përpara. Ditëm e finales u përhap lajmi se “Fenomeni” ishte sëmurë dhe nuk do të luante, por ai doli në fushë. Franca fitoi Kupën e Botës. Për të gjithë që e ndoqën atë botëror, gjendja Ronaldos ishte një enigmë më vete.

Teoritë konspirative ishin të shumta. U fol për një krisje dhe zënkë në dhomat e zhveshjes, madje për arsye xhelozie dikush nga shokët e skuadrës i kishte marrë femrën Ronaldos, u përfol madje edhe ndikimi i Presidentit të Fancës, Zhak Shirak, prezent dhe i qeshur në tribunë, me blutë të favorizuar nga ndërthurja e politikës në korridoret e FIFA-s, natyrisht një teori kjo e tifozëve të Brazilit, por enigma “Ronaldo” vazhdon edhe sot, pasi kanë kaluar më shumë se 23 vjet.

Edmundo, që ishte pjesë e atij Brazili, së fundmi foli në ESPN, në lidhje me atë se çfarë i ndodhi “Fenomenit”, mëngjesin para ndeshjes vendimtare.

“Kur pashë Ronaldon me konvulsione, dola duke ulëritur në korridor. Ishte mavijosur në fytyrë, me gjuhën që po i shkonte poshtë. Mjekët erdhën menjëherë dhe ia dolën që ta sillnin në vete. Pastaj u ul, mori pak tortë dhe lëng portokalli dhe doli për të bërë një telefonatë. Leonardo tha: “Ky djalë nuk është mirë, do të vdesë në fushë”.

E bindën që të bënte disa teste në Paris dhe ndërkohë Zagallo kishte vendosur që të luaja unë. Ishte më i miri në botë, dhe për mua ishte një vendim mjekësor, jo teknik”.

Stafi teknik vendosi në fund që “Fenomeni” të ishte titullar në fushë. Vazhdimi dihet: Ronaldo nuk ishte ai që prisnin të shihnin dashamirët e futbollit, Franca fitoi 3-0.