Është inauguruar sot godina ku do të vendosen administrata e KLP-së dhe KLGJ-së, e cila do të quhet “Poli i Drejtësisë”.
Në inagurimin që u bë këtë të hënë për 3-vjetorin e miratimit të Reformës në Drejtësi morën pjesë shumë personalitete, mes të cilëve edhe shefja e ONM-s Genoveva Ruiz Calavera.
Në fjalën e saj, shefja e ONM-s Genoveva Ruiz Calavera, kërkoi “të vazhdohet duke ruajtur cilësinë, pavarësisht shpejtësisë”.
Lidhur me kohën kur do t’i shohim efektet e reformës, Calavera nënvizoi:
“Duhet të jemi krenarë me atë që është arritur.
Proverba thotë se Roma nuk është ndërtuar në një ditë, kështu që një reformë e tillë nuk mund të bëhet në një ditë, por do vite dhe integritet.
Po ashtu të gjitha institucionet kanë një mundësi dhe shans historik. Është një mundësi, pasi do të jenë brezat e ardhshëm që do të na gjykojnë, është një mundësi për të çelur derën për në BE.”