Extra Efi thyen heshtjen: “Big Brother VIP” i përket Luizit dhe Kiarës, kanë...

Efi thyen heshtjen: “Big Brother VIP” i përket Luizit dhe Kiarës, kanë dhuruar emocione pafund dhe…

Efi Dhedhes u kthye në një prej emrave më të përfolur në media rozë që kur u bë pjesë e edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania.

Ish-konkurrentja e “Përputhen” doli e treta në finale e BBVA dhe bashkë me dy finalistët e tjerë Kristin dhe Deamishelin fitoi çmimin prej 10 mijë eurosh, ndërsa Luizi u shpall fitues dhe mori çmimin prej 100 mijë eurosh.

Tani, disa ditë pas finales Efi ka reaguar përmes një postimi të gjatë në llogarinë e saj në Instagram.

Në shkrimi, Efi tha se ndihet e lumtur dhe krenare për rrugëtimin e saj në BBVA, duke shtuar se nuk ishte një udhëtimi i lehtë për të.

Ajo thotë se “Big Brother VIP 2” i përket Luiz Ejllit dhe Kiara Titos, pasi sipas kanë dhuruar emocione pafund dhe iu “uron jetë sa më të lumtur bashkë”.

“Krenare dhe e lumtur!

Ju kam lodhur me postimet e mia, por jam shumë e emocionuar teksa reflektoj për rrugëtimin tim në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Vendi i tretë është një arritje e madhe për mua, dhe nuk do ta kisha bërë pa mbështetjen te të gjithëve ju. Gjatë gjithë qendrimit në shtëpi, unë u përpoqa t’i qendroja besnike vlerave të mia, edhe në momentet më të vështira.

Nuk ishte një udhëtim i lehtë, por mbështetja dhe dashuria juaj më shtynë që të qendroja deri në fund në shtëpi. Ndërsa kam qenë duke lexuar sot mesazhet, komentet dhe DM tuaja, ndihem sikur kisha një familje të dytë që më mbështeste nga jashtë.

Më shumë se çdo gjë doja t’i bëja njerëzit e mi të dashur krenarë dhe jam shumë e lumtur që mund të them se ia dola. Prindërit e mi më rritën të jem një vajzë e fortë, e sigurtë dhe besnike, dhe jam shumë mirënjohëse që i kam ngjarë atyre.

Big Brother VIP 2 i përket @itsluizejlli dhe @kiaratito Kanë dhuruar emocione pafund, dhe i uroj jetë sa më të lumtur bashkë! @kristdragot jam e bindur qe do të shohim shumë gjera të bukura nga ty në të ardhmen! @deamichellee je një shembull për shumë vajza!

Faleminderit për çiltërsinë dhe shoqërinë që më ke dhënë gjatë disa momenteve të vështira në shtëpi.

Së fundi, dua të falënderoj ekipin dhe produksionin e “Big Brother” që më dhanë këtë mundësi për herë të dytë. Kjo përvojë ka ndryshuar jetën time dhe unë jam mirënjohëse për çdo moment. @sarahoxhaaa @lorihoxha @arbanao @eduartgrishaj

Faleminderit @xhoibare per perkushtimin 🤍”, shkruan Efi në Instagram.