Komisioni i Ekonomisë dhe Financave me votat e mazhorancës ka rrëzuar dy nga dekretet e Presidentit, atë për privatizimin dhe për PPP-të.
Për ligjin për privatizimin, deputetja e Evis Kushi tha se argumentet e Presidentit janë të pa argumentuara, duke propozuar që ky dekret të mos miratohej.
Ndërkohë po diskutohen edhe 2 dekretet e tjera të presidentit.
Ligjin për miratimin e kontratës së koncesionit/PPP ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, si autoriteti kontraktor, dhe “Gjikuria”, sh.p.k., si koncesionari, dhe shoqërisë koncesionare “Rruga Orikum – Llogara”, sh.p.k., për projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugës “Porti i jahteve – By-Pass Orikum – Dukat.
Ligji tjetër është “Për miratimin e kontratës së koncesionit/PPP ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, si autoriteti kontraktor, shoqërisë “ANK”, sh.p.k., si koncesionari, dhe shoqërisë “Bardh konstruksion”, sh.p.k., si shoqëria koncesionare, për projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e segmentit rrugor Milot – Balldren”.