Bota E rrëmbyen nga krahët e nënës, gjendet vajza e kampionit të garave...

E rrëmbyen nga krahët e nënës, gjendet vajza e kampionit të garave me anije

Gjendet vajza gjashtë vjeçare e kampionit të garave me anije Wynand de Jager, në Afrikën e Jugut. Vogëlushja u rrëmbeu nga krahët e nënës së saj jashtë shkollës para dy ditësh.

“Daily Mail” shkruan se rrëmbyesit e hodhën vogëlushen e quajtur Amy-Lee në një cep rruge në mes të natës. Një çift e pa vajzën të shqetësuar dhe me lot në sy në orët e para të mëngjesit të së martës, rreth 19 orë pas rrëmbimit.

Vogëlushja u ribashkua me familjen e përshkroi përvojën si ’19 orët më të gjata të jetës sonë’.