Ish-mesfushori i Juventusit, Emerson është shprehur se klubi italian mund të fitojë Champions Ligën.
Ai u largua nga Juventusi në 2006-ën, pasi ekipi u dënua me zbritje në kategorinë e dytë, ndërsa tifozët më pas e konsideruan një “tradhtar”.
Por me Ronaldon e pranishëm, ai beson se skuadra është më e fortë po të krahasohet me atë që ishte vite më parë.
“Nuk më pëlqen të bëj krahasime, pasi janë kohë të ndryshme. Por ky Juventus me Ronaldon është një skuadër e fortë dhe e tregoi në ndeshjen kundër Atletikos. Ata mund të fitojnë Champions-in”, – tha ai.
Më tej, ai flet për mesfushorët që preferon: “Më pëlqen shumë Pjanic nga mënyra si luan. Ndërsa Kasemiro më pëlqen pasi mbron shumë mirë dhe është i aftë në fazën ofensive”.