Në renditjen e listës së PS së Tiranës Fatmir Xhafaj, Mimi Kodheli dhe Pandeli Majko janë djegur de facto duke u renditur në vende jo fituese. Majko i 19 në listë, ndërsa Xhafa, u rendit i 23. Ish-ministrja Kodheli e 21, ndërsa Ditmir Bushati nuk u fut fare në listë, po ashtu edhe deputeti milioner Sadri Abazi.
Në listat e publikuara nga Partia Demokratike të kandidatëve për deputetë mungojnë 11 emra të ish-deputetëve të zgjedhur në vitin 2017. Midis emrave që mungojnë është ajo e Genc Pollos, i cili prej vitesh ka qenë deputet i Partisë Demokratike apo Luciano Boçit.
Gjithashtu, në listën mungon edhe Halim Kosova apo Klevis Balliu, emra këta të skualifikuar nga Komisioni i Vlerësimit të kandidatëve në PD. Lista me emrat e ish-deputetëve që nuk u kandiduan:
Luciano Boci
Genc Pollo
Hekuran Hoxhalli
Klevis Balliu
Andon Frrokaj
Romeo Gurakuqi
Lorenc Luka
Halim Kosova
Xhemal Gjunkshi
Florion Mima
Endri Hasa