Policia e Durrësit në bashkëpunim me Policinë e Tiranës ka goditur nje grup hajdutesh qe benin vjedhje banesash në zonën e Shkëmbit të Kavajës dhe qytete të tjera.
Sipas policise ne pranga jane vene shtetasit Ervis Berisha 35 vjec, Fatjon Loca 30 vjeç dhe po ndiqet ne gjendje te lire nje grua, A. S. 30 vjeçe, banuese në Tiranë.
Njoftimi i plote
Policia dokumenton një sërë vjedhjesh të kryera në zonën e Shkëmbit të Kavajës, Golemit, Kavajë dhe Përmet.
Ndalohen dy shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë një tjetër.
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës në bashkëpunim me Efektivet e Komisariatit të Policisë Nr.3 Tiranë dhe Komisariatin e Policisë Kavajë në vijim të punës së tyre për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjeve kanë bërë të mundur goditjen e një grupi që kryente vjedhje në banesa dhe në zonën e Shkëmbit të Kavajës, Golemit, Kavajës dhe Përmetit.
Janë ndaluar shtetasit:
• Ervis Berisha 35 vjeç, banues në Tiranë.
• Fatjon Loca 30 vjeç, banues në Tiranë, kapur nga Komisariati i Policisë Nr.3 Tiranë.
Gjithashtu, filloi procedimi penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetases:
• A. S. 30 vjeçe, banuese në Tiranë.
Shtetasit e mësipërm, në në bashkëpunim me njëri- tjetrin dyshohet se kanë kryer vjedhje në zonën e Shkëmbit të Kavajës, lagja Nr.13, Golemit, Kavajës dhe Përmetit.
Nga veprimet hetimore të kryera është dokumentuar me prova shkencore se shtetasit e ndaluar dyshohet se janë autorë të ngjarjeve të mëposhtme:
1.Më datë 03.01.2018 gjatës natës, në lagjen Nr.13 dyshohet se kanë vjedhur me thyerje dyqanin ushqimor të shtetasit Sh.K. ku kanë marrë paketa cigare të markave të ndryshme.
2. Më datë 14.02.2018, në lagjen Nr.13, tek Shkëmbi Kavajës, dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit I.B. ku kanë vjedhur oriendi shtëpiake dhe një sasi parash.
3. Më datë 14.02.2018, në lagjen Nr.13 dyshohet se kanë vjedhur banesën e shtetasit Y.B. ku kanë marrë oriendi të ndryshme shtëpiake.
4. Më datë 16.02.2018, në lagjen Nr.13, tek Shkëmbi i Kavajës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetases R.B. ku i kanë marrë oriendi të ndryshme shtëpiake.
Në ngarkim të shtetasit Fatjon Loci, nga veprimet hetimore të kryera nga Efektivet e Komisariatit të Policisë Kavajë është dokumentuar se është autor i dyshuar i ngjarjeve si më poshtë vijojnë:
1. Më datë 16.12.2017 dyshohet se ka vjedhur banesën e shtetasit R. Z., ne Qerret, ku ka marrë një televizor plazma dhe një biçikletë.
2. Më datë 16.01.2018 dyshohet se ka vjedhur banesën e shtetasit I. K., në Kavajë ku ka marrë një televizor plazma.
3. Më datë 30.01.2018 dyshohet se ka vjedhur banesën e shtetasit S. L., në Golem ku ka marrë një televizor plazma.
Po kështu në bashkëpunim me Strukturat e Policisë së Komisariatit Përmet u bë e mundur dokumentimi i vjedhjes së një sasie prej 170.000 lekë dhe 350 € që ky shtetas dyshohet se i ka vjedhur në një hotel në qytetin e Përmetit me datë 15.12.2017.
Nga kontrolli i banesave të shtetasve të mesipërm janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale:
• një mjet tip Opel që përdorej për transportimin e sendeve të vjedhura në banesa;
•një sasi parash;
• disa nga orienditë shtëpiake të vjedhura;
• mjetet që përdornin për kryerjen e vjedhjeve si: leva , kacavida, çelësa, litarë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale:
•” Vjedhja në bashkëpunim” në ngarkim të shtetasve Ervis Berisha dhe Fatjon Loca parashikuar në nenin 134/2 të Kodit Penal.
“Moskallëzim i krimit” në ngarkim të shtetases A.S. parashikuar në nenin 300 të Kodit Penal.