Policia Kufitare ka parandaluar një rast të tentativës për të futur armë zjarri në Shqipëri. Në një njoftim për mediat sqaron se ka kontrolluar imtësisht valixhen e Renato Hajmeli, i cili ishte nisur nga SHBA për në Shqipëri.
Gjatë kontrollit në valixhen e këtij personi, kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë dhe 125 fishekë.
Lidhur me këtë tentativë për futjen e armëve në Shqipëri 51-vjeçari u arrestua në flagrancë dhe tashmë do të akuzohet për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit” dhe “Armëmbatja pa leje”.