“Sa më shumë e zgjasim distancën sociale aq më shpejtë e thyejmë shpejtësinë e përhapjes së sëmundjes”, tha presidenti Erdoğan
Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan duke folur në lidhje me masat që i kanë marrë kundër koronavirusit të ri (COVID-19), tha se avantazhi më i madh për to është se filluan herët luftën me sëmundjen, me infrastrukturën e tyre të fuqishme të shëndetësisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Erdogan këto vlerësime i bëri gjatë fjalimit të tij nëpërmjet video-konferencës në mbledhjen provinciale të partisë që ai udhëheq, Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti).
Duke folur për masat që i ka marrë vendi i tij kundër COVID-19, ai tha se institucionet janë duke i ndjekur zbatimet.
Ai përsëriti thirrjen që qytetarët të mos dalin nga shtëpitë e tyre deri sa të kalojnë këto ditë të vështira. “Sa më shumë e zgjasim distancën sociale aq më shpejtë e thyejmë shpejtësinë e përhapjes së sëmundjes”, tha ai.
“Jemi të vendosur për vazhdimin e prodhimit dhe eksportit“, theksoi presidenti turk duke rikujtuar se Turqia në 7 vitet e fundit ka përballuar shumë sulme dhe se do ta tejkalojë edhe këtë me të cilën po përballet sot.
“Duke boshatisur rrugët, duke mos dalë nga shtëpitë tona nëse nuk është e detyrueshme, duke i kushtuar vëmendje pastërtisë sonë inshallah do ta kapërcejmë këtë fatkeqësi“, u shpreh Erdogan.