Presidenti turk Rexhep Tajjip Erdogan ka patur një bisedë telefonike të tensionuar me homologun serb Aleksandër Vuçiç, duke i kujtuar këtij të fundit që duhet të ndryshojë qasje ndaj Kosovës, pasi siç i ka thënë, “Turqia nuk është ajo e viteve ’90-të”. Një mesazh i qartë ky se për çdo hap ndaj Kosovës, do ketë të bëjë me Turqinë.
Biseda ka qenë si reaksion i zhvillimeve më të fundit në Veri dhe jashtë kortezialitetit diplomatik. Mediat turke thonë se gjuha e presidentit turk ka qenë e prerë, duke e këshilluar, por më së shumti paralajmëruar Vuçiçin, që të mos vijojë më me kërcënime apo dhe me romantizime ndaj Kosovës, duke i bërë të qartë presidentit serb se nuk do ketë asnjë lëshim apo tolerim po u cënua Kosova.
Vitet e fundit Turqia është rikthyer një fuqi ekonomike, ushtarake dhe diplomatike në nivel global. Gjithashtu është zgjeruar ekonomikisht në Ballkan, përfshirë dhe Serbinë, duke e detyruar këtë të fundit të jetë një nevojtare ndaj saj.