Aktualitet “Nuk e vrau varka, por shteti”, opozita lajmëron protestë të enjten për...

“Nuk e vrau varka, por shteti”, opozita lajmëron protestë të enjten për tragjedinë e Himarës

Fronti për Shpëtimin Kombëtar ka thërritur protestë të enjten më 4 Gusht ora 19:00. Sipas një njoftimi të shpërndarë nga zyra për shtyp e PD-së, protesta do të zhvillohet para Ministrisë së Brendshme ku do të kërkohet dorëheqja e ministrave Bledi Çuçi dhe Mirela Kumbaro.

“Tragjedia në Himarë, Fronti për Shpëtimin Kombëtar thërret protestë të enjten, 4 Gusht, ora 19:00 para Ministrisë së Brendshme. Kërkesë për dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi dhe ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro”, thuhet në njoftim.

Më herët, rreh orës 20:00 qytetarët ndezën qirinj tek Kryeministria si homazh për 7-vjeçaren.

Kjo protestë vjen pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në Potam të Himarës. Një vajzë 7-vjeçare u përplas në breg të detit nga një skaf. Plagët ishin shumë të rënda për të miturën e cila ndërroi jetë në vendin e ngjarjes. Drejtues i skafit ishte shefi i policimit në Komunitet në Drejtorinë e Policisë së Elbasanit, Arjan Tase, i cili pas ngjarjes u përjashtua nga radhët e Policisë së Shtetit.