Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan tha se të gjitha fuqitë e mëdha, në Siri, Irak, Afganistan, Libi, Afrikë dhe në Ballkan, mund të veprojnë me qëllime të ndryshme, por që Turqia është e pranishme në këto rajone vetëm për të ndarë fatin me vëllezërit e saj.
“Ky virtyt nuk mund të kuptohet nga ata që e konsiderojnë një pikë vaji më të vlefshme sesa një pikë gjaku”, tha Erdogan në Forumin e 3-të Botëror TRT në Stamboll.
Sipas tij, pjesëmarrës nga disa vende dhe organizata kanë refuzuar të marrin pjesë në Forumin Botëror TRT në protestë ndaj operacionit “Burimi i Paqes”, ndërmarrë nga forcat turke kundër terroristëve të YPG / PKK në verilindje të Sirisë, dhe tha se ata kanë humbur aq shumë shans.
“Unë konstatoj se ata që nuk pranuan të flasin, nuk e thithën demokracinë si të tillë. Unë gjithashtu zbuloj se ata mbështesin terrorizmin. Këta nuk kanë nevojë të thonë gjithëkund se janë kundër terrorizmit”, tha Erdogan.
Ai tha se Turqia ka një detyrim të vazhdojë me përparimin dhe në përputhje me vizionet e reja në mënyrë që të ruajë njerëzit e saj, të cilët kanë qenë në Anadoll për më shumë se një mijë vjet.
Erdogan tha se në kuptimin e plotë, shtetet krijohen përmes punës së palodhur, punës së përkushtuar dhe luftës për liri.
“Sytë e Turqisë nuk janë në territorin e asnjë shteti, as në liritë dhe interesat e ndonjë komuniteti”, theksoi Erdogan.
“Ne do të vazhdojmë t’i quajmë kriminelë kriminelët, terroristë terroristët, pa përjashtim. Në 17-18 vitet në pushtet, ne kurrë nuk jemi ulur bë një tryezë me terroristë, e as nuk do ta bëjmë kurrë këtë”, shtoi presidenti turk.
Duke theksuar se diplomacia nuk mund të jetë më një mjet i thjeshtë presioni në duart e forcave botërore, Erdogan tha se ishte një epokë e kaluar në të cilën komunitetet menaxhoheshin prapa skenave.
Erdogan dënoi SHBA për përkrahjen që sipas tij u jep terroristëve të YPG / PKK në veri të Sirisë.
“Pyes veten se si ata që e quajnë veten forca më e fuqishme në botë do t’i shpjegojnë botës se kanë dërguar 30,000 armë, municion dhe pajisje përmes Irakut në veri të Sirisë”, tha Erdogan.
Erdogan tha më tej se i gjithë Perëndimi, përfshirë NATO-n dhe Bashkimin Evropian, ka marrë anën e terroristëve dhe ka sulmuar Turqinë.
“A nuk ishit kundër terrorizmit, kështu që çfarë ndodhi kur filluat të punoni së bashku me terroristët?”, u shpreh ai.
Erdogan i kërkoi komunitetit ndërkombëtar që të mos lexojë për Turqinë nga tekstet e protagonistëve të organizatave terroriste, por të dëgjojë autoritetet dhe njerëzit e Turqisë.