Kryesore Cipras: Shpresoj që BE të kuptojë gabimin historik për Shqipërinë dhe Maqedoninë

Cipras: Shpresoj që BE të kuptojë gabimin historik për Shqipërinë dhe Maqedoninë

Alexis Tsipras

“Ajo që bëri Bashkimi Europian është e padrejtë dhe shpresoj që së shpejti ai të kuptojë se ka bërë një gabim historik”, deklaroi lideri i SYRIZA-s dhe ish-kryeministri grek, Aleksis Cipras në intervistën për TV Krit, i cili foli edhe për perspektivën e Maqedonisë së Veriut dhe Marrëveshjen e Prespës.

“Është e padrejtë ajo që bëri Bashkimi Europian. Shpresoj që së shpejti BE të kuptojë se ka bërë një gabim historik”, theksoi ai.

Ciprasi e komentoi edhe pozicionin e kryeministrit grek Micotakis për Marrëveshjen e Prespës, duke theksuar se ”ai thoshte se kjo marrëveshje ishte e dëmshme, katastrofale dhe tradhëtuese, ndërsa tani thotë se duhet t’i përmbahemi asaj dhe ta respektojmë”.