Bota Zaev sulmon Macron: E papranueshme ideja e tij e partneritet strategjik

Zaev sulmon Macron: E papranueshme ideja e tij e partneritet strategjik

Kryeministri i Maqedonisë Veriore Zoran Zaev tha se nuk ishte e pranueshme t’i ofrosh vendit të tij një partneritet strategjik në vend të anëtarësimit në BE.

“Ne nuk do të pranojmë një debat tjetër, siç është partneriteti strategjik e jo anëtarësimi. Nuk ka asnjë alternative për vendin tonë përveç anëtarësimit të plotë në BE”, tha Zaev të hënën në mbrëmje.

Kështu, Zaev u përgjigj në një pyetje duke komentuar mendimin e presidentit Macron se disa vendeve kandidate të BE-së mund t’u ofrohej një partneritet strategjik.

“Pse ideja e presidentit Macron është e papranueshme? Ne me siguri do të kalojmë shtatë deri tetë vjet në negociatat e kapitullit. Kjo do të thotë që ne do të bëhemi një anëtar i plotë i BE-së pas reformës dhe së brendshmi, dhe kjo do të ndihmohet nga procesi i pranimit dhe mbyllja e kapitullit”, tha ai.

Zaev shtoi se ai besonte që Macron do ta pranonte këtë dhe do të dërgonte një sinjal sigurues që procesi i integrimit europian të vendit të tij duhet të fillojë ashtu siç është rënë dakord.

“Ai sinjal nuk ka nevojë për mua. Ai do të jetë një sinjal për njerëzit tanë. Për ta mbajtur dhe ruajtur motivimin tonë. Ne gjithashtu duhet ta ruajmë atë motivim për shkak të mbështetjes së 27 shteteve anëtare të BE-së, të cilat kishin një pamje të qartë kristal që ne e meritonim të hapnim procesin e negociatave”, tha ai në “360 gradë” në Alsat M

Duke komentuar nismën e Italisë për të rikthyer çështjen e Maqedonisë Veriore në axhendën e BE-së në nëntor në Këshillin e Çështjeve të Përgjithshme, Zaev tha se ai mori një ftesë nga kryeministri italian Giuseppe Conte për t’u takuar më 29 tetor për të diskutuar nismën, siç tha ai, e mbështetur dhe nga kryeministrat e tjerë.