Erion Braçe njihet tashmë për shpirtin luftarak, por edhe për ironitë e tij therëse. Kjo ka qënë evidente edhe përmes statuseve të tij të postuara në Instagramin e tij personal, ku trajton çështje nga më të ndryshmet.
E pyetur nga Luana Vjollca në emisionin “Shiko Kush Luan”, ai ka dhënë edhe arsyet pse nuk mund të bëhet kryeministër.
“Jo, sepse jam i shkurtër!”, ka thënë ai. Po kaq i prerë ishte dhe kur moderatorja e pyeti nëse ka diçka që nuk duron tek Edi Rama.
“Atletet. Dëgjova që po ia jep edhe presidentit të Francës”, përfundoi deputeti socialist.