Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço është njëri nga personat të cilit i është vjedhur një unazë nga pastruesja Rozeta Dobi vitin e kaluar kur e kishin punësuar 49-vjeçaren si pastruese në banesën e tyre.
Karamuço ka treguar në emisionin Opinion se si ndodhi historia e vjedhjes së unazës së tij.
Ngjarja daton vitin e kaluar. Karamuço tregon se nuk gjente unazën e martesës ku kishte të shkruar edhe emrin e tij.
Dy ditë më parë, të dielën, e telefonoi policia dhe e njoftoi që në sendet e sekuestruara të Rozeta Dobit ishte gjetur një unazë me identitetin e tij.
Ervin Karamuço: Ditën e diel kisha dalë me familjen, më mori policia në telefon. Vitin e kaluar kemi pasur prezencën e saj për disa kohë.
Blendi Fevziu: Si e gjete?
Ervin Karamuço: Midis kolegeve diskutohet për nevojat që mund të ketë në pastrim. Unë biles u thirra dy herë për këtë ngjarje për të folur dhe duke ditur që më kishte thirrur policia thashë nuk dua të flas në vet të parë. Do flas për ngjarjen në përgjithësi.
Blendi Fevziu: Ma thuaj njëherë pastaj shko te policia.
Ervin Karamuço: Vitin e kaluar kishim nevojë për një pastruese për shkak të problemeve shëndetësore të bashkëshortes. E morëm.
Blendi Fevziu: Sa kohë qëndroi tek ju?
Ervin Karamuço: Rreth 4-5 muaj. Po vinte 3 herë në muaj. Me një pagesë 2 mijë Lekë për herë. Por ka ardhur në mënyrë të çrregullt sepse kishte shumë punë. Kishte mbi 20 familje që ajo mbante. Më merr policia, më thotë profesor mund të vini pak në komisariat sepse kemi identifikuar nga tabulati që kjo ka folur, se gruaja ime e kishte marrë dhe para një jave i thoshtë do vish, jo jam me dhimbje me koke dhe tani ngjan si ftesë për hajdutin prapë. Ka një shkrim brenda unazës, emri juaj.
Blendi Fevziu: Po kur të ka humbur unaza?
Ervin Karamuço: Unë e kam kërkuar diku në Shtator, për shkak se leva shtëpinë dhe fillojnë lëvizin këto orenditë edhe ku është unaza, filloi dhe një debat në shtëpi ku e ke unazën. 3-4 muaj hë se do dali dhe nuk doli asnjëherë. Po për shkak se nuk u gjendën sende të tjera që kishin humbur…Do ta vija një status pas ca kohësh, e kisha menduar, do thosha pastruesja që desh më ndau nga gruaja. Ndërkohë që komisariati e kishte gjetur në banesën e saj. Vajta bëra një deklarim që po e njoh si send, ky është imi. Kur vajta në komisariat e vura në gisht.
Blendi Fevziu: Vetëm unazën të kishte vjedhur?
Ervin Karamuço: Vetëm unazën. Ajo ka 20 vjet që punon dhe ka hyrë në shumë shtëpira. Madje edhe kur vinte që diskutonte me nënën ca kohë mbaj mend që thoshte në çfarë shtëpirash shkoj unë, pra kishte një nivel shumë më të lartë nga ajo shtëpi modeste që shikonte tek ne.