Distancimi social ka qenë mbrojtja më e mirë ndaj Covid-19, por klientët e seksit e kanë pasur të vështirë ta pranojnë. “Më vjen keq nuk punoj, është ende koronavirusi në qarkullim”, i përgjigjet një telefonate një punonjëse seksi në Itali.
Në një intervistë mediatike, ajo tregon se pavarësisht izolimit, mbi 20 klientë e kanë telefonuar në javë. “Në javë më kanë telefonuar rreth 20 persona dhe kjo nuk është normale. Ata më thonë, por unë nuk jam sëmurë, jam i pastër dhe më duket shumë absurde që në kohën e pandemisë ata më marrin në telefon”. Baby Moana tregon se nuk ka punuar, sepse ka frikë nga Covid-19.
“Covidi na shkatërroi, ne nuk mund të punojmë. Unë jam në vështirësi financiare”, thotë Baby Moana, napolitane që jeton prej vitesh në Bolonja.
Ndërsa Xhesika, e cila punon në shtëpinë e saj në Bolonja, po fitonte deri në 15 000 euro në muaj para koronavirusit, dhe sapo ka filluar punën përsëri me rihapjen: “Frika është, por unë nuk mund të pres derisa të gjejnë një vaksinë. Klientët e mi të martuar ose bashkëjetues mezi kishin pritur. Më ka ndodhur të kem klientë që përdorin maskë gjatë gjithë raportit seksual, por ka edhe nga ata klientë që janë më pak të frikësuar. Edhe unë kam marrë masat e mia dhe në moment që një klient vjen, e detyroj të heqë këpucët, më pas i them të shkojë në banjo ku gjen dezinfektantë për duart dhe intimo, si dhe peshqir privat. Gjithashtu ndërroj çarçafët sa herë ikën një klient.”
Sipas Mike Morra Ceo dhe themeluesi i faqes “Escort Advisor”, 80% e shoqëruesve vendosën të mos punojnë në këtë periudhë.
“Pas 4 majit, megjithatë, kemi vërejtur një rritje të fortë të trafikut nga përdoruesit që po kërkonin takime dhe shoqëri”, thotë Ceo i faqes “Escort Advisor”.