Politika Shehi: Do t’i vijojmë takimet për reformën zgjedhore, ligji i ri i...

Shehi: Do t’i vijojmë takimet për reformën zgjedhore, ligji i ri i domosdoshëm

Kryetar i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar Dashamir Shehi thotë se opozita jashtëparlamentare do të vijojë takimet për reformën zgjedhore. Në një intervistë me gazetarin Lutfi Dervishi në emisionin Përballë, Shehi sqaroi se përse përfaqësuesit opozitarë munguan në tryezën e fundit.

“Nuk është se opozita është tërheq nga negociatat. Absolutisht ëhstë tërheq dje se nuk ka logjikë ditën e demonstratës fjala vje një natë përpara ti ke prish teatrin, në të ulemi sikur s’ka ndodh gjë. Javën tjetër do vazhdojë kjo punë. Ky ka qënë në një farë mënyre edhe aksi i komunikimit sot të zotit Basha me komunitetin ndërkombëtar. Dy kanë qenë tezat kryesore, një që në do ti përgjigjemi do ti rrimë përballë provokimeve të kësaj mazhorance dhe të këtij personi. E dyta që falë zotit e keni kuptu dhe ju me cilin keni të bëni. Dhe e treta që ne do vazhdojmë axhendën tonë politike, e cila shkon ke zgjedhjet që është afatgjatë. Në këtë mes ne i bashkohemi të gjithë lëvizjes së aleancës për teatrin, por axhenda jonë është e një natyrë tjetër politike, është afatgjatë dhe shkon ke zgjedhjet. Dhe për të shkuar tek zgjedhjet na duhet të kalojmë procesin e reformimit të sistemit zgjedhor, të ligjit të ri për zgjedhjet. Duhet të kalojmë edhe disa nga ato pikat e tjera që janë aty për të cilat sot ata zotërinjtë ambasadorë i përmendën.” – tha Shehi në Përballë.

Shehi shtoi se bashkëpunimi për reformën duhet të vazhdojë pasi vendi ka nevojë për një ligj të ri zgjedhor dhe opozita tha sipas tij është pala më e interesuar.

“Ne do ta vazhdojmë marrëdhënien politike, se kjo marrëdhënia politike nuk është krushqi,nuk është martesë, nuk është se bëhet dashni atje. Puna është që ne kemi nevojë të domosdoshme që të kemi një ligj zgjedhor për të shku në zgjedhje. Sepse në jemi pala më e interesuar për zgjedhjet. Zotit Rama si intereson fare kjo gjë e zgjedhjeve. Ai e ka gjetur rrugën e vet.”- theksoi Shehi.