Aktualitet E vranë dhe e hodhën në kanal: Kush është i riu tropojan...

E vranë dhe e hodhën në kanal: Kush është i riu tropojan që u masakrua në Fier

Viktima Florian Selimi

Florian Selimi, 23-vjeç është gjetur i pajetë ditën e sotme rreth orës 07:00 të mëngjesit në një kanal në vendin e quajtur “Kthesa e Hamilit” në fshatin Sulaj të Fierit. Ai ka ndërruar jetë si pasojë e plagës së marrë me thikë gjatë një konflikti.

Nga këqyrja paraprake e vendit të ngjarjes dyshohet se viktima mund të ketë ndaluar në Sulaj të Fierit për të rregulluar një defekt pasi makina u gjet me kofano të hapur. Brenda mjetit janë gjetur edhe dy bidonë bosh.

Foto nga vendi i ngjarjes

Policia ka shoqëruar disa persona, ndërkohë që ende nuk është bërë e mundur identifikimi i autorit.

Viktima ishte me origjinë nga Tropoja dhe ishte vendosur në fshatin Sulaj të Fierit prej pak vitesh.

Dyshohet se në vitin 2015 Selimi ishte arrestuar për shkak se kishte vjedhur dhe më pas kishte djegur një automjet në lagjen “15 Tetori”. Nuk dihet ende nëse kjo ngjarje lidhet me arrestimin e tij nga policia katër vite më parë.