Kuriozitete Eutanazia: 10,000 hollandezë duan të vdesin “para kohe”

Eutanazia: 10,000 hollandezë duan të vdesin “para kohe”

Një studim në Hollandë tregoi se rreth 10,000 njerëz mbi 55 vjeç duan të vdesin, thënë ndryshe, të “vetëvriten” me eutanazi.

Ky ishte rezultat i një hulumtimi të porositur nga qeveria hollandeze.

Studimi, i kryer për të përcaktuar se sa të moshuar në vend duan të eutanazohen, zbuloi se 0.18 përqind e njerëzve mbi 55 duan të vdesin para se ajo, vdekja, t’u vijë natyrshëm.

Hugo de Jonge, Ministri i Shëndetësisë i Hollandës, tha se kjo ishte aktualisht një nga çështjet më të delikate sociale me të cilën qeveria dhe e gjithë shoqëria holandeze do të duhet të merren me shumë më tepër.

“Ky numër i njerëzve që duan të vdesin është me të vërtetë shumë serioz dhe shprehet qartë se nevojitet veprim urgjent”, tha De Jonge.

Ai theksoi se qeveria duhet të bëjë gjithçka që është e mundur, siç tha ai, “t’i ndihmojë këta njerëz që të gjejnë përsëri kuptimin e jetës”.

Në vitin 2016, numri i rasteve të eutanazisë në Hollandë ishte 6,091, ose katër përqind e numrit të përgjithshëm të vdekjeve.