Familja Anjeli, e cila zotëron skuadrën e Juventusit, ka dhuruar këtë të martë 10 milionë euro për departamentin e mbrojtjes civile, për të ndihmuar në luftën kundër koronavirusit.
Kompanitë e familjes Agnelli (Exor, FCA, Ferrari dhe CNH Industrial) do të blejnë edhe 150 maska me oksigjen dhe materiale të tjera mjekësore në tregun ndërkombëtar, për të ndihmuar spitalet e Torinos në situatën tepër të vështirë të krijuar prej koronavirusit.
Silvio Berluskoni, një tjetër emër i njohur i botës së futbollit i cili njihet si ish-presidenti tepër i suksesshëm i Milanit, ka dhuruar gjithashtu këtë të martë 10 milionë euro për zonën e Lombardisë.