Aktualitet Familja e kërkon prej 15 ditësh, zhduket pa gjurmë shqiptari në Greqi

Familja e kërkon prej 15 ditësh, zhduket pa gjurmë shqiptari në Greqi

Një shtetas shqiptar i identifikuar si Shkëlqim Hysi, nga Tepelena, ka humbur kontaktet me familjen e tij më datë 9 prill 2023, nga ishulli Siros në Greqi.

53-vjeçari hyri në datë 7 prill në darkë me autobus nga Kakavija për në Athinë dhe pastaj me traget po atë ditë për në Ishullin Kos.

Sipas mediave greke, ai nuk gjeti vend për strehim dhe u detyrua të kthehej në Shqipëri. Mori tragetin për në Athinë, trageti ndaloi në Siros, zbriti sepse bëri debat me punonjësit e tragetit në orën 2 të natës.

Më pas shkoi për të fjetur në një ndërtesë, mirëpo pronari i ndërtesës e akuzoi për vjedhje. Shkëlqimi u largua nga aty dhe la çdo dokument dhe disa sende bashkë me telefonin. Pas verifikimeve nga policia u dëshmua se nuk kishte kryer vjedhje.

Më datë 8 prill u pa në Siros duke pirë kafe në lokal afër portit. Aty i ka thënë policisë të kthehej në Athinë, dhe polici i ka thënë ‘eja se me biletën që ke udhëton sërish’. Këto janë të dhënat e fundit. Familja dyshon se mund të jetë në burg.

Shkëlqimi është i martuar me dy fëmijë, të cilët janë tepër të shqetësuar për fatin e tij.

Familjes i ka ardhur një informacion që është parë në Pire të Athinës dhe shqiptarët e kanë ndihmuar me 20 € dhe për të nuk dihet më shumë. Humbja e tij është bërë publike dhe në mediat greke.

Kush e sheh 53-vjeçarin është i lutur të kontaktojë në numrin e telefonit: 069 614 8931