Aktualitet Fasoneria në Krujë kthehet në vatër koronavirusi, shënohen edhe 6 raste të...

Fasoneria në Krujë kthehet në vatër koronavirusi, shënohen edhe 6 raste të reja

Nuk ka të ndalur përhapja e koronavirusit në Krujë ku pas 5 rasteve të raportuara sot nga Ministria e Shëndetësisë, burime bëjnë me dije se sapo kanë dalë përgjigjet për 6 persona të tjerë të dyshuar me koronavirus.

Gjashtë punonjës të një fasonerie në Krujë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, mes tyre një burrë dhe pesë gra.

Këto raste pritet të konfirmohen zyrtarisht nesër nga Ministria e Shëndetësisë.

Bashkë me rastet e reja shkon në 29 numri i të prekurve me koronavirus në Krujë, ndërkohë që po nga po e njëjta fasoneri janë prekur edhe punonjës nga Laçi dhe Kurbini dhe  për pasojë edhe familjarë të tyre.