Extra Prekëse, qeni me sytë nga shkalla ku dilte Skënder Kurti, ish-trajneri që...

Prekëse, qeni me sytë nga shkalla ku dilte Skënder Kurti, ish-trajneri që ndërroi jetë nga Covid-19

Ish-sportisti Murat Basha ka publikuar një fotografi prekëse në profilin e tij në rrjetet sociale, ku tregon se qeni që ish-trajneri i boksit Skënder Kurti ushqente në lagje, e pret ende me sytë e ngulur nga shkalla ku dilte legjenda e boksit në Shqipëri.

Kurti fatkeqësisht ndërroi jetë për shkak të COVID-19.

Kjo skenë na kujton skenën prekëse në filmin “Haçiko”, qeni që pret njeriun që i qëndronte afër për vite me radhë, megjithëse ky i fundit kishte ndërruar jetë.

“Kuqi, Haçiko ynë.

Kuqi është qeni Ner Kurtit. E gjeti të vogël fare, nuk kishte vend në apartament, por e mbante dhe ushqente, aty në lagje. I fortë, luftëtar, inteligjent, besnik po e po, shpejt Kuqi u bë i dashur me të gjithë, që me dëshirë i jepnin diçka për ta ushqyer. Gjithë kohës ndejti mbrapa spitalit ke Neri. Sapo e pashë përsëri. Rri dhe pret……me sytë ngulur nga shkalla e Ner kurtit. Jo vetëm Haçiko është legjendë, por edhe Kuqi…😢😢😢😢😢”, shkruan Basha në Facebook.