Gazeta britanike Financial Times e vlerësoi investitorin amerikan dhe njëherësh të njohurin si filantropist, George Soros për Personalitetin e Vitit, për shkak se, siç thuhet, rolin e tij në “përcjellës të standardeve të demokracisë liberale dhe shoqërisë së hapur.”
“Këto janë ide që fituan Luftën e Ftohtë. Sot, ata janë nën rrethim nga të gjitha anët, nga presidenti rus Vladimir Putin dhe te ai amerikan Donald Trump”, thotë FT në arsyet e vlerësimit.
Vendimi për “Personalitetin e Vitit” zakonisht bëhet në bazë të arritjeve. Në rastin e zotit Soros këtij viti, vendimi është bërë në bazë të vlerave që ai përfaqëson, u shtua a në shpjegim.
Soros është lavdëruar për përdorimin e filantropisë në luftën kundër autoritarizmit, racizmit dhe intolerancës.
“Gjatë gjithë angazhimit të gjatë për hapjen, lirinë e medias dhe të drejtave të njeriut, ai tërhoqi zemërimin e regjimeve autoritare, sidomos të populistëve, të cilët vazhdojë të forcohen, sidomos në Evropë”, thotë FT.
Gazeta thekson se Soros, sot 88 vjeç, me origjinë hungareze hebreje, është shndërruar në një prej armiqve të kryeministrit hungarez Viktor Orban.