Kryeministri Edi Rama, ka reaguar në lidhje me artikujt e publikuar në disa media, të cilat atakojnë Monika Kryemadhin se ka marrë financime nga kompani off shore të kontrolluara nga biznesmenë rusë të naftës.
Rama thekson përmes një postimi në Twitter se është domosdoshmëri e drejtësisë së re që të hetohet rasti. Sipas tij drejtësia duhet të provojë se nuk punon me dy standarde.
“Verifikimi ligjor i atyre letrave të pista dalë në mexhelis në ekranet e mëdha kombëtare është domosdoshmëri dhe drejtësia duhet të provojë se nuk punon me dy standarde, siç punojnë altoparlantët e llojllojshëm të lukunisë kinse opozitare që për këto tmerre as nuk bëzajnë fare!
Po ç’paskeni qenë o rubla që na i morët me radhë me motra e me vëllezër opozitarë! Po ato konto bankare ofshor çfarë janë vallë se këtyre u mbinë në gojë ofshoret, po i paskan pasur të tyret shejtanët e shejtanet”, shkruan Rama në Twitter.