Bota Finlanda vendos: 5 mijë euro për çdo emigrant, vetëm ikni…

Finlanda vendos: 5 mijë euro për çdo emigrant, vetëm ikni…

Autoritetet finlandeze kanë rritur ndihmën financiare për të inkurajuar më shumë emigrantët që të largohen nga ky vend skandinav.

Qeveria ka vendosur të dyfishojë ndihmën financiare për azilkërkuesit që vullnetarisht largohen nga Finlanda.

Sipas vendimit të fundit, çdo emigrant i cili lë Finlandën do të marrë 5000 euro, ndërsa më parë kjo shumë ishte 2,500.

Emigrantët që e pranojnë këtë ofertë do ta marrin shumën e lartpërmendur në të holla, ose si subvencione për ushqim dhe shërbime të tjera.

Autoritetet finlandeze kanë vendosur për këtë lëvizje, pasi gjithnjë e më pak emigrantë vendosin të largohen nga ky vend.

“Ne duam të inkurajojmë ata që të shkojnë në shtëpi. Në vendin tonë ne kemi në mijëra njerëz të cilët kanë të refuzuar kërkesën për azil. Ata nuk kanë një leje qëndrimi dhe kostoja e mbajtjes së tyre është duke u bërë gjithnjë e më e shtrenjtë”, tha Tarja Rantala nga Zyra për Migracionin.

Nga viti 2016 deri në vitin 2018, Finlanda ka miratuar 3.8 milionë euro për 4,181 njerëz për të dalë nga ky vend. Në të njëjtën periudhë, Finlanda ka shpenzuar edhe 1.5 milionë euro për biletat e kthimit.

Pavarësisht përpjekjeve të ndryshme për të inkurajuar emigrantët të largohen nga vendi, numri i personave të cilët kanë lënë vullnetarisht Finlandën ka një rënie nga 1,422 në 2017 në 646 vitin e kaluar.