Një ditë pas ekzekutimit me armë të 26-vjeçarit, Jurgen Kurti, ka reaguar bashkëshortja e tregtarit në Durrës Agim Arapi, i cili mbeti i vrarë në prill të vitit 2017.
Kurti ka qenë akuzuar për dhunimin me pasojë vdekjen e tregtarit në Durrës së bashku me dy persona të tjerë, të cilët morën përsipër autorësinë e vrasjes.
Vjollca Arapi në një prononcim për “Ballkanweb”, shprehet se familja e saj ka kërkuar drejtësi për bashkëshortin jo vdekjen e Kurtit.
Ajo thotë se nuk ka lidhje me vrasjen e të riut dje mbrëma dhe se 3 fëmijët i ka në Itali.
“E dëgjova në media për vrasjen. Mw erdhi keq se ishte djalë i ri. Keqardhje për nënën e tij që i iku djali dhe i them se unë dhe familja ime s’kemi lidhje me atë ngjarje. Unë kam kërkuar burgun, drejtësinë, jo vdekjen e tij.
Prokuroria e Tiranës erdhi dje ne banesën time dhe bëri kontroll. Më morën në pyetje, por unë nuk di gjë për vrasjen dhe 3 fëmijët e mi jetojnë në Itali.
Drejtësia nuk u vu në vend për bashkëshortin tim sepse u ble me para”, tha ndër të tjera bashkëshortja e Agim Arapit.