Aktualitet Flet vëllai i 45-vjeçarit që humbi jetën në Itali: Ishte më i...

Flet vëllai i 45-vjeçarit që humbi jetën në Itali: Ishte më i miri nga të gjithë ne

Ndarja nga jeta e Lorenc Beqarit në Itali pas një aksidenti automobilistik ka shkaktuar hidhërim tek të afërmit e tij, por edhe ata që e njihnin.

Vëllai i Lorencit, Orges Beqari ka shprehur dhimbjen e tij në një prononcim të shkurtër për mediat italiane.

“Prindërit dhe vëllezërit e mi mbërritën në Ravenna 30 vjet më parë në vitin 1991 me një varkë të nisur nga Shqipëria. Nuk dua ta kujtoj thotë”, thotë ai teksa flet për vëllanë e ndjerë: “Ai ishte më i miri nga të gjithë, njeri i mirë. Tani do të fillonte një punë të re. Ishte i kënaqur edhe me të dashurën e tij Sandra, që punon si roje në plazh. Djali i saj erdhi të më takonte sot dhe më tha se mamaja e tij nuk është mirë. Kur mësoi lajmin u ndje keq”.

Orgesi kujton edhe takimin e fundit me vëllain.

“Të shtunën pak para se të nisej për të shkuar te Sandra, ai ishte me prindërit dhe po luante me nipin. Do të na mungojë shumë të gjithëve”.

Lorenc Beqari 45 vjeç me origjinë nga Durrësi humbi kontrollin mbi automjetin e tij tip Alfa Romeo dhe makina doli nga rruga duke u përmbysur në Via Ravegnana.

Ai po udhëtonte drejt Forli për të takuar të fejuarën e tij Sandra Tampieri.