Policia ka shoqëruar Sait Dollapin, ish-kreun e CEZ i cili ishte i pranishëm në protestën e sotme të opozitës.
Dollapi i është afruar me maskë antigaz pranë kordonit të policisë. Polici i kërkon të heqë maskën dhe u bën me shenjë policëve të tjerë ta shoqërojnë.
Dollapi refuzon ta heqë maskën dhe të shoqërohet, dhe vrapon me vrap. Gjatë vrapimit ai rrëzohet.
Policia e ndalon dhe e godet me shkop gome.
Më pas shoqërohet në polici.